Autoriteti Portual i Durrësit konfirmon se kontrollet për parandalimin, kontrollin dhe mbrojtjen ndaj koronavirusit vijon me të njëjtin ritëm, ndërsa harta e kontrolleve të pasagjerëve është shtuar me Irain de Italinë.
Procedurat e kontrollit për sëmundjet infektive që në momentin e parë të ngritjes së grupit Task Force për menaxhimin e situatës lidhur me epideminë e koronavirusit vijon të jetë e njëjtë, por me shënimin e dy viktimave në Italinë fqinje pritet të shtojë masat.
Kjo në fakt u vërtetua gjatë mbledhjes Ministrisë së Shëndetësie me Task Forcën, ku u vendos dyfishim i masave të kontrollit dhe personelit. Ky personel do të shtohet jo vetëm për portin e Durrësit por për të gjitha pikat hyrëse në territorin e Shqipërisë.
Për momentin puna vijon me të njëjtën procedurë në sektorët e veçantë të kontrollit për sëmundjet infektive. Pasagjerët nuk kontrollohen një për një, por ato persona të cilët kanë pasur lidhje me vendin e origjinës së virusit dhe ata të cilët kanë shenja të sëmundjes, kalojnë në kontrollin e posaçëm nga mjekët e vendosur në sektorët kontrollues.
Në mbledhjen e sotme nga Task Forca por dhe gjatë deklaratës së drejtueses së Shërbimit të Inteligjencës Epidemiologjike Eugena Tomini, tha se tashmë pasagjerët që vijnë nga zonat e prekura dhe të shënuara në hartën e OBSH do të kontrollohen një më një dhe harta e peronave të përfshirë në kontroll janë shtuar edhe me Iranin dhe Italinë, pas përhapjes së koronavirusit në këto dy vende.
“Pas evidentimit të dy rasteve në Itali, u mblodh Task Forca ku u dyfishuan kontrollet në pikat kufitare dhe personelin mjekësor. Task forca vendosi masa të paracaktuara të kalojnë në nivel më të lartë të parakarantinimit. Karantina është përcaktuar si strukturë spitalore. Të gjithë qytetarët për çdo shenjë të njoftojnë qendrën kombëtare shëndetësore. Masat janë për kontrollet e personave qe vijnë tashmë edhe nga Irani dhe nga Italia” u shpreh Tomini.
g.kosovari