Kapet në kufi një 36-vjeçar, pasi iu zbuluan të fshehura në një çantë shuma prej 34.750 euro, të cilat nuk i kishte dekklaruar.
Policia Kufitare e Kakavijës, në bashkëpunim edhe me Strukturat Doganore Antitrafik, gjatë kontrollit në dalje të Republikës së Shqipërisë, në një automjet që drejtohej nga shtetasi S. S., 36 vjeç, banues në Berat, gjeti të fshehura në një çantë një shumë prej 34.750 eurosh të cilat ky shtetas tentoi t’i kalonte në Greqi pa i deklaruar para autoriteteve doganore.
Në vendngjarje kanë mbritur specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, të cilët kanë bërë sekuestrimin e shumës së eurorve në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve është proceduar penalisht shtetasi S. S., për veprën penale “Mosdeklarim i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.
g.kosovari