Ilda Bejleri është një nga moderatoret më seksi të sportit dhe më të pëlqyera. Dhe ndërsa të gjithë duan të dinë disa detaje më shumë nga jeta e saj personale, Ilda ka zgjedhur të jetë hermetike.
Por e ftuar në emisionin “Top Talent”, moderatorja na zbuloi diçka nga jeta sentimentale.
Ndërsa u mor në intervistë nga një prej vajzave në konkurrim për moderatorë sportive, Ilda la të nënkuptohet se është dikush në jetën e saj.
Megjithatë u tregua shumë e rezervuar pasi u shpreh se ka më shumë interes nga ana e meshkujve nëse e dinë që është single, një këshillë të cilën ia dha edhe gazetareve të tjera sportive.
Intervista:
Ka një fatlum në jetën tënde?
Ilda Bejleri: “Fatlum, fatmiri. Mendoj që njeriu ka nevojë për mbështetje morale dhe psikologjike.”
Do të thotë po?
Ilda Bejleri: “Sigurisht njeriu ka nevojë për dikë tjetër që të jetojë i lumtur dhe bukur.”
Pra Ilda Bejleri është single?
Ilda Bejleri: “E rëndësishme është të jesh i lumtur dhe të kesh një mbështetje. Dhe është më e rëndësishme sesa statusi single apo jo. Në fushën e sportit dhe gazetarisë mos thuaj asnjëherë që je e lidhur. Kur je single ka një farë interesi më shumë. Unë po e lë evazive.”