Lulzim Basha ka postuar një fotografi në “Facebook” ku ka marrë një kafe në gotë si student.
Ai ka thënë se ai dhe opozita e bashkuar do të punojnë parreshtuar që rinia të mos braktisë vendin.
Basha thotë se është një frymëzim ta nisësh ditën me të rinj energjikë dhe plot ide për ta bërë Shqipërinë më të mirë.
Ndër të tjera Basha shkruan:
“Ne do të punojmë parreshtur që të rinjtë mos të largohen nga vendi, duke siguruar arsim dhe punësim dinjitoz për ta. Sot në mëngjes me disa nga të rinjtë që një javë më parë ju përgjigjën pyetjes time në Instagram se “ç’vendim do të merrnin nëse do të ishin për një ditë ministër i arsimit”. Frymëzim ta nisësh ditën me të rinj energjikë dhe plot ide për ta bërë Shqipërinë më të mirë. #PotëDëgjoj”, nënvizon Basha.