Prokuroria e Lezhës ka dhënë sot pretencën për 19 personat e vënë nën akuzë për tjetërsimin e pronave te Rana e Hedhun, në Shëngjin.
Mësohet se prokurori Erjon Shehaj ka kërkuar 43.6 vite burg në total për grupin e të pandehurve. Për ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj, është kërkuar dënimi me 3 vite burg, ndërsa për ish-nënkryetarin Enver Hafizi, 2 vite burg.
Ndërkohë, për ish-kryetarin e Qarkut, Gjok Ndoka, Akuza ka kërkuar 4 vite burg. Gjithashtu, Prokuroria ka kërkuar të asgjësohen praktikat e regjistrimit të pasurisë, që është tjetërsuar.
/a.r