Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, teksa një student shqiptar ka humbur jetën. Mediat italiane raportojnë se ka ndërruar jetë 19-vjeçari shqiptar Osvaldo Kenga, i cili është ndjerë keq gjatë orës së mësimit dhe është dërguar menjëherë në spital.
Siç raportojnë mediat fqinje, duke cituar mësuesit dhe studentët e tjerë, i riu ka pasur një dhimbje në gjoks.
Ai është nisur me urgjencë në spital, ku i është dhënë menjëherë ndihma mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.
Studenti shqiptar jetonte prej vitesh në zonën e San Vito Lo Capo, ndërkohë që kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tij. Aktualisht, autopsia mbi kufomën është ende në pritje për të kuptuar më shumë.
Pas lajmit kryetari Giuseppe Peraino i ka shprehur ngushëllimet e tij familjes së të riut: ” Unë dhe administrata bashkiake shprehin ngushëllimet tona dhe jemi pranë familjes Kenga për vdekjen e papritur të djalit të tyre Osvaldo, i njohur si Aldo.
Një djalë i pëlqyer shumë nga të gjithë, i integruar në mënyrë të përsosur në strukturën sociale të komunitetit Macari, ku kishte jetuar për disa vite me familjen e tij dhe ku ai punoi si kamerier gjatë verës”.
Nga ana e tyre, pjesëtarët e familjes së djalit, dhe miqtë e tij, që e quanin Aldo kërkojnë të dinë se çfarë mund të ketë shkaktuar një vdekje kaq të papritur.
/a.r