Edhe në mesjavë në tregun e këmbimit valutor vendas leku vazhdon të jetë i zhvlerësuar në raport me të gjitha valutat, ashtu si në fillimjavë.
Këtë të enjte, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1 euro u këmbye me 122,22 lekë me një rënie të lehtë krahasuar me fillimjavën. Ndërsa 1 dollar amerikan u këmbye me 113,24 lekë, duke u rritur me 0,55 lekë, krahasuar me të hënën kur e filloi javën në kuotën e 112,69 lekëve.
Nga valutat e tjera, bie në sy një rënie e paundit britanik, dollarit kanadez e atij australian. Kurse franga zvicerane e korona daneze vazhdojnë të jenë në pozita më të forta.
Banka e Shqipërisë vazhdon të zbatojë një regjim të lirë të kursit të këmbimit, ku vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë.
Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
Dollar amerikan | USD | 113.24 | +0.18 | |
Euro | EUR | 122.22 | +0.05 | |
Poundi britanik | GBP | 145.85 | -0.94 | |
Franga zvicerane | CHF | 115.20 | +0.24 | |
Jeni japonez (100) | JPY | 101.07 | -1.42 | |
Dollari australian | AUD | 75.01 | -0.68 | |
Dollari kanadez | CAD | 85.41 | -0.03 | |
Korona suedeze | SEK | 11.54 | 0.00 | |
Korona norvegjeze | NOK | 12.17 | -0.01 | |
Korona daneze | DKK | 16.37 | +0.02 | |
SDR | SDR | 154.52 | -0.02 | |
Ari (OZ 1) | XAU | 182308.28 | +224.75 | |
Argjend (OZ 1) | XAG | 2067.48 | -10.96 | |
Juani kinez (onshore) | CNY | 16.12 | -0.05 | |
Juani kinez (offshore) | CNH | 16.09 | -0.07 | |
Lira turke | TRY | 18.60 | -0.06 |