I ngjitën njeri tjetrit koronavirusin, teksa ndodheshin të mbyllur në shtëpi në Wuhan, epiqendra e epidemisë në Kinë, dhe ashtu të vetizoluar me njeri tjetrin, gjetën vdekjen.
Brenda pak ditësh gjetën vdekjen njëri pas tjetrit, regjisori Chang Kai, babai i tij, nëna dhe motra.
Tashmë druhet edhe shëndeti i gruas së regjisorit, e cila ndodhet në gjendje kritike. Kjo është një ndër historitë dramatike që vjen nga Kina, në një kohë që koronavirusi ka shënuar mbi 2100 viktima.
I vetmi i mbijetuar i familjes është djali i Chang Kai, i cili jeton në Londër, shkruan noa.al.
Regjisori nga krevati ku lëngonte, publikoi një mesazh ku thoshte, “Lamtumirë gjithë atyre që dua dhe atyre që më duan”.
Simptomat e para nga Covid-19, i manifestoi babai i Chang në mes të mujit janar. Pas babait gjeti vdekjen edhe nëna e tij dhe më tej në 14 shkurt ai dhe pak orë më vonë edhe motra.
g.kosovari