Aleati i kryedemokratit Lulzim Basha, Nard Ndoka është i pari nga opozitarët që konfirmon pjesëmarrjen në tubimin antiqeveritar të 2 marsit, i lajmëruar sot nga Presidenti Meta.
‘Ka qenë një bisedë konstruktive. Presidenti e ka informuar Bashë me të gjitha etapat për grusht shtetit dhe i ka kërkuar që këto informacione të na i përcjellë edhe ne. Basha na ka informuar ne dhe nuk është diksutuar fare për protesta. Unë nuk jam habitur.
Ndoshta për datën, por axhendën e tij ai e kishte bërë publike. Tërmeti e zhvendosi në kohë. Pati një ndryshim kursi nga ana e mazhorancës por provat që ka presidenti i Republikës sollën këtë lëvizje.
Presidenti po mbron kushtetutën. Unë do shkoj si qytetar. Nuk ka një vendimarrje politike nga ana e opozitës për këtë. Jemi në kuadër të një grushti shteti. Duhet frenuar mazhoranca.
Ai po tenton të kapë Gjykatën Kushtetuese. Presidenti i Republikës nuk po bën protestë por ka thirrur një tubim për besëlidhje’, ka thënë Ndoka në RepolitiX.
Ndërkohë i pyetur për deklaratën e Metës për tubimin antiqeveritar, Ndoka ka thënë se Presidenti po mbron sistemin dhe Reformën në Drejtësi.
‘Ne kemi një informacion nga presidenti i Republikës. Ne jemi në kushtet e një grushti shteti. Presidenti në këtë rast po mbron sistemin, po mbron Reformën në Drejtësi.
Edi Rama një vëlla ka, por është kunati njërit, baxhanaku i tjetrit. Ky është alarmi. I vetmi premtim që Edi Rama është se nuk kemi parë gjë akoma.
Ne pamë zgjedhje moniste, kapje të të gjitha bashkive, shantazhimin e presidentit të Republikës. Ne e njohim Berishën si një model autoritar, por as në kohën e tij në 97 nuk është parë kjo’, është shprehur Nard Ndoka, ish-deputet. /e.s/