Presidenca ka publikuar mbrëmjen e djeshme një video me pamje nga aktivitete të ndryshe ku ai ka marrë pjesë.
Me mbishkrimin ‘Besëlidhje, Së bashku në 2 mars’, zëdhënësi i presidentit për mediat, Tedi Blushi publikon videon, ndërsa në fund të këngës ‘Për ty atdhe’ dëgjohet presidenti teksa thotë se askush nuk duhet të provojë kokëfortësinë e tij për të mbrojtur vendin.
“Ky është atdheu i të gjithë shqiptarëve. Është mirë të mos e provojë askush kokëfortësinë time për të mbrojtur interesat e vendit tim”, thotë Meta në fund të videos. /e.s/