Dyshimet për një sulm terrorist në avionin rus “Airbus”, rrëzuar disa ditë më parë në Sinai të Egjiptit janë përforcuar edhe më tej sipas disa të dhënave siguruar nga Britania e Madhe.
Pas ekspertëve egjiptianë, këto dyshime janë përforcuar edhe nga Mbretëria e Bashkuar që ka marrë masa për parandalimin e sulmeve të mundshme në të ardhmen.
Deri në sqarimin e plotë të rastit në fjalë, qeveria britanike ka pezulluar të gjitha fluturimet drejt Sharm el-Sheikh në Egjipt.
Ekspertë britanik të sigurisë kanë nisur aplikimin e një sërë masave të sigurisë me operatorët e ransportit ajror. Aktualisht, në Egjipt janë rreth 2 mijë turistë britanik. Në konsullatën britanike janë vendosur disa punonjës shtesë për menaxhimin e situatës dhe transportin e sigurt të turistëve.
Avioni rus “Airbus 301”, u rrëzua të shtunën në Sinai, duke shkaktuar vdekjen e 224 personave.