OFL-ja ka bërë me dije tre subjektet e radhës që do të duhet të bëjnë deklarimin ep asurisë së tyre. Sipas OFL-së, deklarimin duhet ta bëjë, Ervis Martinaj nga Kurbini, i cili është nën hetim për vrasje me paramendim.
Bashkë me Martinajn, këtë të mërkurë, Operacioni “Forca e Ligjit” u ka dërguar me shkrim kërkesën për të bërë vetëdeklarim të pasurive edhe dy vëllezërve Arben dhe Valentino Kaçorri nga Tirana, të dënuar në Itali për vrasje dhe trafik të armëve.
Deklarat e OFL, 19 shkurt
Vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, personave që janë subjekt i këtij ligji.
Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:
– E. M., me banim në Kurbin, person në hetim për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
– A. K., me banim në Tiranë, i dënuar në Itali për vrasje;
– V. K., me banim në Tiranë, i dënuar në Itali për vrasje dhe trafik armësh;
Brenda 48 orësh, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së.
Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Me qëllim evidentimin dhe dërgimin në SPAK, të të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special, OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse.
Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.
Tre subjektet e OFL
Ervis Martinaj nga Kurbini në hetim vrasje me paramendim
Arben Kaçorri nga Tirana, i dënuar në Itali për vrasje
Valetino Kaçorri me banim në Tiranë, i dënuar në Itali vrasje trafik armësh
g.kosovari