Holanda është shteti i radhës që u mbyll dyert azilkërkuesve nga Ballkani. Sa i përket Shqipërisë, autoritetet e kanë shpallur atë vend te sigurt origjine duke mohuar kështu të drejtën për të kërkuar azil.
Përveç Shqipërisë, vend i sigurt është shpallur edhe Kosova, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe Bosnje-Hercegovina.
Kështu, çdo shtetas nga Ballkani që kërkon azil në Holandë, do të deportohet menjëherë drejt vendit të tij. Holanda bëhet kështu shteti i dytë pas Gjermanisë që na deklaron vend të sigurt origjine.