Forcat qeveritare në Siri kanë marrë nën kontroll rrugën e vetme që lidh qytetin verior të Aleppo-s, me Sirinë qëndrore.
Siç raporton televizioni shtetëror, forcat ushtarake kanë marrë nën kontroll këtë rrugë, pas një beteje me militantët e të ashtuquajturit, Shteti Islamik (ISIS). Është thënë se rruga do të rihapet për qarkullim të civilëve që nga nesër.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Londër, ka thënë se qeveria ka luftuar me militantët e ISIS, 10 kilometra në lindje të rrugës, në përpjekje që ajo të jetë plotësisht e sigurt.
Një pjesë e Aleppos, kontrollohet nga forcat e qeverisë, ndërsa pjesa tjetër nga kryengritësit. Por, një sulm nga militantët e ISIS, kishte lënë pjesët që kontrollohen nga qeveria, pa mundësi lidhjeje me to, për 12 ditë.