Nis gjykimi pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë ndaj Ilir Kupës për akuzën e arratisjes nga burgu grek i Trikallas, dy vite më parë.
Kupa, i njohur edhe si pjesëtar i bandës së “babagjyshëve”, do të përballet edhe me akuzat e “vrasjes së punonjësit të policisë në bashkëpunim” dhe “krijim i grupit të strukturuar kriminal”.
Seanca e parë ndaj Kupës dhe shokut të tij Fatos Sula është shtyrë pasi Kupa ka kërkuar të mbrohet me dy avokatë gjatë seancës.
Ai aktualisht vuan një dënim prej 5 vitesh dhënë nga Gjjykata e Tiranës për armbajtie pa leje. Po ashtu Ilir Kupa dyshohet se është organizatori i grupit të grabitësve “babagjyshët” të cilët 2 vite më parë arritën të merrnin nga një argjendari në një qendër tregtare 200 mijë euro bizhu.