Dashi
Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do kaloni çaste te mrekullueshme me atë qe dashuroni dhe do mendoni sesi ta bëni edhe te ardhmen po kaq te bukur. Beqaret do lodhen se kërkuari, por fatkeqësisht pa shume fat. Gjendja financiare do filloje dalëngadalë te konsolidohet. Do i bëni mire llogarite para se te kryeni çdo lloj shpenzimi.
Demi
Do ketë goxha mosmarrëveshje ne çift gjate kësaj dite. Do mërziteni pa mase dhe do kërkoni te largoheni nga ambienti ku ndodheni. Nëse jeni ende beqare do arrini me ne fund te hidhni hapat e para drejt krijimit te një lidhjeje. Ne planin financiar do keni fat me shumice dhe do e përmirësoni dalëngadalë gjendjen. Borxhet shlyejini pak me vone.
Binjaket
Do afroheni mjaft me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do keni mundësi te diskutoni edhe për tema delikate. Beqaret do kenë disa takime interesante dhe do arrijnë te bëjnë zgjedhjen e duhur. Shume gjera do ndryshojnë për ta. Gjendja e financave nuk do jete shume e mire. Mundohuni te mos shpenzoni pa fund qe te mos keni vështirësi me te mëdha.
Gaforrja
Dite e mbushur me surpriza si pozitive ashtu edhe negative kjo e sotmja. Here do dashuroheni me furi dhe here do debatoni shume ashpër me partnerin. Beqaret do ndihen gati për njohje te reja dhe nuk do ndalen për asnjë çast se kërkuari. Ne planin financiar do iu duhet te merrni disa vendime me rëndësi ne mënyrë qe gjerat te ndryshojnë.
Luani
Dite goxha e qete dhe pa asnjë vështirësi kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Merrini gjerat si t’iu vijnë pa u sforcuar te bëni gjera me inat. Beqaret do kenë një dite normale dhe pa ndonjë takim shume te veçante. Duhet te bëjnë edhe pak kohe durim. Për financat do jete dite pozitive. Planetët do iu tregojnë rrugën e duhur për ta stabilizuar gjendjen.
Virgjeresha
Dashuria ne çift do jete e mbrojtur gjate gjithë kohës sot. Edhe pse te shumte do jene personat qe do mundohen t’ua prishin planet nuk do ja dalin dot mbanë. Beqaret do e gjejnë me ne fund personin e përshtatshëm dhe do fillojnë menjëherë një lidhje. Për financat nuk do keni për çfarë te shqetësoheni. Gjendja do jete është me e mire nga sa mendonit.
Peshorja
Zjarri i pasionit do ndizet fort gjate kësaj dite. Do i sqaroni te gjitha mosmarrëveshjet dhe do mendoni sesi te krijoni një ambient sa me romantik. Idetë nuk do mungojnë nga te dyja palët. Për beqaret do ketë çështje shume me te rëndësishme sesa dashuria. Financat do mbeten te qëndrueshme. Do mund te shpenzoni pa frike për gjerat me te domosdoshme.
Akrepi
Do argëtoheni pa fund me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe nuk do keni çfarë te kërkoni me shume nga jeta. Edhe beqaret do ndihen te bekuar nga yjet pasi do takojnë princin e tyre te kaltër. Gjithçka do ndryshoje rrënjësisht për ta. Financat do jene te paekuilibruara. Duhet te vazhdoni te përkujdeseni kur te kryeni shpenzime ne mënyrë qe gjendja te mos përkeqësohet me tepër.
Shigjetari
Fale ndihmese do iu japë sot Venusi, do kaloni një dite te paqte pranë atij qe dashuroni. Do merreni vesh për gjithçka me njeri-tjetrin. Beqaret do kenë mundësi për aventura te njëpasnjëshme dhe mjaft emocionuese. Koha duhet shfrytëzuar deri ne maksimum. Financat do i organizoni si duhet dhe nuk do shpenzoni me shume sesa duhet.
Bricjapi
Dite shume e këndshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Te dy do i përkushtoheni njeri-tjetrit dhe do mundoheni ne çdo çast ta përforconi sa te mundni lidhjen. Beqaret do ndihen gati si për aventura ashtu edhe për lidhje serioze. Mundësitë do jene te mira, mjafton t’i shfrytëzoni. Financat do jene ne një gjendje goxha te mire.
Ujori
Te dashuruarit nuk do kenë asgjë për çfarë te qahen. Secili do beje aq sa mundet për te ruajtur harmoninë dhe alegrine. Beqaret do marrin propozime nga persona te mrekullueshëm dhe për me tepër me pozite. Nuk duhen humbur për asnjë arsye këto mundësi. Ne planin financiar do jeni te përgjegjshëm dhe nuk do hidhni hapa te gabuara.
Peshqit
Do tërhiqeni nga një person tjetër gjate kësaj dite dhe ka mundësi ta tradhtoni partnerin. Kjo do jete shkatërruese për lidhjen qe keni dertuar deri me sot. Beqaret do fillojnë shpejt një histori dashurie pasionante. Ne planin financiar do keni shume vështirësi për t’ia dale mbanë dhe kjo për shkak te çmendurive qe keni bere deri me sot.