Presidenti Ilir Meta thirri sot në një takim kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi bën me dije se Presidenti Meta e njohu kreun e opozitës me skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti.
Ai i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare.
Presidenti Meta bëri të qartë se do të bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit, duke i dhënë përgjigjen më shembullore që meriton.
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta thirri sot në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha. Presidenti Meta e njohu z.Basha me skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti, dhe i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare. Presidenti Meta bëri të qartë se do të bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit, duke i dhënë përgjigjen më shembullore që meriton“, shkruan Blushi.
Ky takim me kreun e opozitës, vjen në një kohë që kreu i shtetit publikoi akuza të reja ditën e djeshme, ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, për të cilin tha se donte ta ruante vendin e fundit në Gjykatën Kushtetuese për vete.
Po ashtu shtoi se nuk do të lejojë instalimin e një grushti shteti, lidhur me heqjen e kompetencave të Presidentit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të cilin ai e ka cilësuar “Krye-KÇK”.
g.kosovari