Një përleshje masive ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në zonën e Selitës në Tiranë.
Një aksident i lehtë mes një furgoni dhe një makinë është bërë pasojë e një sherri, mes drejtuesve të dy mjeteve dhe disa personave të tjerë.
Sipas dëshmisë së një qytetari, personat që lëviznin me furgon donin të godisnin drejtuesin e makinës.
Përleshja ishte e madhe dhe në fillim kanë ndërhyrë vetëm dy efektivë policie. Sipas dëshmitarit edhe efektivët janë goditur nga personat që ishin në furgon.
Siç shihet edhe nga pamjet situata ishte tepër e rënduar. Është dashur ndërhyrja e shumë forcave policie që situata të normalizohej.
Në sfond dëgjohet që njëri prej tyre bërtet dhe thotë: Më gërvishe makinë, uee ça m’ke bo!”
g.kosovari