Mediat greke raportojnë për një përleshje mes një grupi pakistanezësh dhe dy shtetasve shqiptare.
Ngjarja ka ndodhur Chania në ishullin e Kretës mbrëmjen e së hënës (17 shkurt), ku refugjatët me kombësi pakistaneze për arsye ende të panjohura u përleshën me thika me dy shtetas shqiptarë.
Si pasojë, njëri nga shqiptarët mbeti i plagosur. Ai u transportua në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Nuk dihen ende arsyet e sherrit mes grupeve. /e.s/