Një 27-vjeçar i dënuar me 4 vite burg për kultivim kanabisi është arrestuar nga policia.
Bajram Hidri banues në Vinjollë ishte në kërkim nga qershori i vitit 2018, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë e dënoi me burg për tre vepra penale kultivim kanabisi, kryerja e veprave nga organizatë kriminale dhe grup i strukturuar kriminal.
Ai u kap pas sinjalizimeve në rrugë operative mbi vendndodhjen.