Presidentja e Komisionit Evropian shprehet e surprizuar nga mbështetja prej 1.15 miliardë eurosh të siguruara sot në Bruksel për rindërtimin e Shqipërisë.
Ursula Von der Leyen shprehet se kjo tregon faktin se Evropa mbetet e bashkuar në momente me rëndësi.
“Lajm i mirë për shqiptarët: Ne kemi tejkaluar objektivin tonë për rindërtimin e e Shqipërisë dhe arritëm në një total prej 1.15 miliardë euro, përfshirë kontributet e 400 milion € e Bashkimit Evropian.
Jam pa fjalë nga mbështetja e siguruar. Edhe një herë Evropa qëndron së bashku kur ka më shumë rëndësi!” – shkruan Von der Leyen në Twitter.