Në Konferencën e Donatorëve të mbajtur në Bruksel me rreth 100 shtete pjesëmarrëse, u shpreh angazhimi në fonde për Rindërtimin në Shqipëri.
UNICEF që ishte pranë fëmijëve të prekur menjëherë pas tragjedisë së 26 nëntorit 2019 ka dhuruar 500 mijë euro për të ndërtuar kopshte e shkolla.
“UNICEF-i e ndihmoi qeverinë e Shqipërisë për të ndihmuar fëmijët, për ti dhënë ndihmë psiko-sociale, duke krijuar hapësira mësimi që ishte një faktor i rëndësishëm që të ndiheshin të sigurt.
Në lidhje me nevojat në sektorin e arsimit, është faktori i dytë më i prekur gjatë këtij tërmeti. UNICEF-i është i gatshëm për të ndërtuar në kopshte dhe shkolla me 500 mijë euro”, njoftoi përfaqësuesi.
Ndërsa Brunei dha 50 mijë dollarë për të rindërtuar zonën e shkatërruar prej tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.4.