Konferenca e Donatorëve në Bruksel ka mbledhur rreth 100 shtete për të shprehur kontributin për Rindërtimin në Shqipëri.
Banka Europiane e Investimeve jep 2.5 milionë euro grant për rindërtimin e banesave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Përvec kësaj, ofron hua deri në 100 milionë euro.
Ndërsa Grupi i Bankës Botërore dhe IFC ofruan 160 milionë euro kredi.
Grupi i Bankës Islamike për zhvillim ofroi 365 milion euro në formë programesh investim dhe 50 milion euro për rikuperimin e mjedisit të biznesit.
Më parë, kryeministri Rama ka deklaruar se dëmet e shkaktuara nga tërmeti me magnitudë 6.4 arrijnë në shumë 1 miliard euro.
/a.r