Ivanka përmes disa postimeve në rrjetet sociale ka treguar se ka arritur në Emiratet e Bashkuara Arabe në fundjavë, ku ka marrë pjesë në forumin dyditor të ‘Global Women’ në Dubai.
Në postin e këshilltares speciale të Presidentit Trump, Ivanka është nëjkohësisht edhe folësja e parë në evenimentin që do të zhvillohet ditën e sotme në Dubai.
Me veshjen tipike që mban çdo grua brenda xhamisë, është shfaqur edhe Ivanka.
Një bionde tërheqëse, vajza e Donald Trump e martuar me Jared Kushner, është mbuluar me shami dhe është shfaqur këmbëzbathur brenda xhamisë, ku ai ka respektuar edhe rregullat e fesë islame.
Krahas fotos së saj me veshjen myslimane Ivanka ka shkruar: Xhamia e Madhe Sheikh Zayed, një kryevepër e arkitekturës dhe planifikimit modern islam.
Por fotografitë e saj kanë ngjallur një reagim të ashpër duke e akuzuar atë për shfaqje të mbështetjes së rremë për gratë myslimane.
Disa mbështetës të Donald Trump u shprehën se ajo duhej të merrte një qëndrim dhe të bënte një protestë, në vend që të përpiqej të kënaqte udhëheqësit muslimanë.
Të tjerët mendonin se ajo ishte thjesht duke treguar respekt për një vend adhurimi dhe nuk kishte të bënte çështja as pro as kundër hixhabit.
Disa të tjerë komentuan se ajo është e gatshme t’i përmbahet traditave myslimane dhe është e gatshme të flasë me babanë e saj për islamofobinë.
g.kosovari