Është ndalur një ish-punonjësja e postës në Levan të Fier. Ish-punonjësja ka qenë në kërkim për veprën penale Vjedhje duke shpërdoruar detyrën.
Ajo është një 30-vjeçare me inicialet A. E., banuese në Levan, Fier.
Kjo shtetase, nga periudha janar 2019 deri në shtator 2019, duke qenë punonjëse në zyrën postare Levan, dyshohet se ka përvetësuar 2 milion lekë të reja nga mbledhja e pagesave të dritave dhe ujit nga qytetarët.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.
g.kosovari