Gentjan Dautaj, i cili ishte në proces ekstradimi nga Italia për në Shqipëri, do të qëndrojë në shtetin fqinj, pasi iu zbulua se ka qenë i dënuar në mungesë me 1.8 vite burgim për vjedhje me armë.
Getnajn Dautaj kërkohet nga autoritetet shqiptare si i dyshuar për atentatin ndaj Inzes Hajrullës në Vlorë, i cili mbeti i plagosur. Por me zbulimin e dënimit në Itali, Dautaj do të duhet të qëndrojë atje, të paktën deri në përfundim të dënimit të dhënë nga Gjykata e Arrezos. Pa përfunduar dënimin në Itali, Dautaj nuk mund të ekstradohet.
Gentjan Dautaj dyshohet të jetë njëri nga tri qitësit për tentativën e vrasjes së Inez Hajrullës dhe miqve të tij në Vlorë, ngjarje e ndodhur në kompleksin “Oslo” në qytetin bregdetar. Pak ditë më parë në Shqipëri u ekstradua nga Italia, Igli Memaj, ndërkohë për këtë ngjarje, në kërkim vijon të jetë Fatmir Hyseni.
g.kosovari