Ministri i Jashtëm i Italisë ka theksuar se procesi i zgjerimit të BE duhet të vazhdojë drejt Ballkanit Perëndimor.
Në një takim informal organizuar nga Luigi di Maio me ministrat e jashtëm të BE, në fjalën e tij ai është shprehur në mbështetje të çeljes së negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa ka nënvizuar se shteti i së drejtës duhet të mbetet gurë themeli i procesit të integrimit.
“Qysh prej këshillit të parë të jashtëm ne dhjetor shtet anëtare dhe komisioni janë angazhuar në një perpjekje të përbashkët për ta shndërruar procesin e zgjerimit më të besueshëm e për të rivendosur besimin e ndërsjelltë midis BE dhe Ballkanit Perëndimor.
Unë sapo bëra një vizitë javën e kaluar në Shkup, Prishtinë e Beograd, ky diskutim na lejoi që të rinovonim konsensusin, përparimet e së ardhshmes për zgjerimin e për të konfirmuar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE.
Për të arritur këtë objektiv, shteti i së drejtës duhet të mbetet gurë themeli i procesit të zgjerimit.
Angazhimi ynë kolektiv konfirmon edhe një herë se të gjithë ne jemi të vetëdijshëm se cfarë është në lojë përfshi edhe besueshmërinë e BE si aktor global. Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor mbetet investimi ynë kyç, gjeostrategjik e politik për të përforcuar paqen, pajtimin, stabilitetin e prosperitetin në Evropë, pra lidhur me negociatat për zgjerim hapja e tyre s’do shënjojë vetëm fillesën e jo përfundimin e rrugëtimit evropian, megjithatë nuk mund të nënvlerësojmë ndikimin potencial të hezitimeve tona në ballkan sidomos kur bëhet fjalë për qëndrimet reformatore në rajon”. /e.s/