Birrë e shërbyer në gota të akullta prej guri, rafte me midhje, kërmij, karkaleca e verë të bardhë, dhe shumë kohë për biseda personale midis CEO-ve, kryeministrave, ministrave, presidentëve të shteteve.
Kjo ishte ‘Ushqim deti dhe Siguri’, darka tradicionale e ‘BILD’ për konferencën e sigurisë së Mynihut në restorantin e ndriçuar nga shandanët, ‘Chez Fritz’.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri shaka në lidhje me kostumet e tij: ‘Herën e parë që kisha kostum ishte gjatë pagëzimit, të dytin për martesë dhe kisha menduar se kostumin e tretë do e kisha në varrimin tim, por tani më duhet t’i mbaj veshur këto gjëra të mallkuara çdo ditë’.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ishte bashkë me bashkëshorten e tij, Sekretari amerikan i Energjisë, Dan Brouillette, rrëfeu sesi në vitet ’80 kishte qenë ushtar në pikën e kontrollit Charlie në Berlin. Gjeniu i Facebook, Mark Zuckerberg, kërkonte patjetër të bisedonte me shefin e Volkswagen, Herbert Diess.
Të ftuar të tjerë: Bosi i Mercedes-Benz, Ola Källenius, CEO i Lufthansa-s, Carsten Spohr, moderatorja Anna von Bayern, ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ardhmja e CDU-së, Jens Spahn, ministri i Transportit, Andreas Scheuer, Gjenerali i SPD-së, Lars Klingbeil dhe udhëheqësi i grupit rajonal të CSU-së, Alexander Dobrindt.
Bashkëpritës dhe përfaqësues i BILD-it, Paul Ronzheimer: ‘Ushqim deti dhe siguri’ do të thotë që në një atmosferë të relaksuar ka më shumë biseda të hapura për politikën e jashtme sesa kudo tjetër.
Shkrimin e plotë të BILD e lexoni këtu