Një këmbësor raportohet se është aksidentuar teksa po kalonte vijat e bardha në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, në “rrugen e Durrësit”, Tiranë.
Mësohet se këmbësori është përplasur teksa po kalonte vijat e bardha.
I plagosuri është transportuar në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit, nëse faji ishte i makinës apo i këmbësorit, për veprime të mëtejshme.
/a.r