Report Tv ka siguruar ekskluzivisht videon e një prej grabitjeve që Astrit Thaçi ka kryer në qytetin e Durrësit.
Siç shihet në videon nga kamerat e sigurisë së marketit, i maskuar dhe i armatosur me një pistoletë, ka arritur që të grabisë një shumë të caktuar. I qetë, i pashqetësuar se kamerat e sigurisë po e filmonit, Thaçi është futur në supermarket, nuk ka hasur rezistencën e vajzës që qëndronte te kasa dhe ka arritur të marrë lekët në arkë dhe disa paketa cigare. Teksa po largohej, në supermarket ka hyrë edhe një blerës, i cili e ka parë por nuk ka kryer asnjë veprim dhe më pas Thaçi është larguar i qetë.
Burime bëjnë me dije se ai konsumonte drogë para çdo grabitjeje. Ai ishte siguruar mirë që të mos binte në gjurmët e policisë. Ai lëvizte gjithmonë me makina të marra me qira apo me taksi dhe nuk përdorte kurrë celular, për këtë arsye nuk mund të përgjohej nga uniformat e tij. Policia e Durrësit angazhoi 30 efektivë, që zbuluan të dashurën e Tij, të cilët e gjurmuan dhe pas 7 ditësh e arrestuan.