Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia në pikën doganore të Kakavijës.
Ai akuzohet se kundrejt fitimit ndihmonte persona të tjerë, që kishin probleme për të kaluar kufirin duke mos iu nënshtruar kontrollit në doganën greke të Kakavijës.
I arrestuari është P.M. banues në Kakavijë, Gjirokastër.
Sipas policisë ai u kap duke ndihmuar një shqiptar me iniciale A.V, që të kalojë kufirin drejt Greqisë pa iu nënshtruar kontrolleve, duke i marrë 150 euro.
Autori prej disa ditësh mbahej nën vëzhgim nga shërbimet e Policisë Kufitare, pasi kishte informacion se përveç punës që kryente në transportin e bagazheve, zhvillonte edhe aktivitet kriminal.
Policia Kufitare e Kakavijës ka bashkëpunuar me homologët e saj në tokën greke me qëllim dokumentimin e aktivitetit kriminal të këtij shtetasi.
Pas arrestimit ai do të përballet me akuzat për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
/a.r