Prokuroria e Elbasanit ka marrë të pandehur dhe ka dërguar për gjykim Suel Çelën dhe Endri Copjen të akuzuar për një ngjarje të ndodhur në vitin 2013. Ndaj Çelës është vendosur nga Gjykata masa e sigurisë ”arrest me burg” në mungesë, pasi ai akoma ndodhet në arrati.
Procedimi penal është bërë për ngjarjen e datës 23.04.2013 ku është qëlluar me armë zjarri dhe është plagosur shtetasi Bledar Karaj. Pas rifillimit të çështjes së pezulluar me datë 27.08.2018 ky procedim është hetuar nga Prokuroria Elbasan me bashkëpunim me policinë gjyqesore pranë drejtorisë ”Task-Force” në Drejtorine e Përgjithshme të Policisë së shtetit dhe në përfundim të hetimit, janë marrë të pandehur dhe janë derguar për gjykim shtetasit Marjus Lulaj alias (Suel Çela) dhe Endri Copja.
Mbi të pandehurit rëndojnë akuzat për Heqje të paligjshme të lirisë në bashkëpumin dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake parashikuar nga nenet 110/2 e 278 të kodit penal dhe Endri Copja për veprën penale të heqjes së paligjshme të lirisë në bashkëpunim parashikuar nga neni 110/2 i kodit penal.