Dy persona kanë mbetur të vrarë sot herët në mëngjes, në një grabitje të kazinos, në rrugën “Magjistralja e Adriatikut”, në Shkup.
“Më 15 shkurt 2020 në ora 04:47 minuta në SPB – Shkup është denoncuar se në kazinonë që gjendet në rrugën “Magjistralja e Adriatikut” në Shkup, katër persona të armatosur janë futur brenda kazinosë dhe kanë filluar të gjuajnë ndaj personave prezent në Kazino, me ç’rastë kanë qëlluar 22 vjeçarin V.H. nga Kosova, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Derisa sipas denoncimit 20 vjeçari B.N. nga fshati Krushopek i Komunës së Sarajit, i cili ka qenë i punësuar si sigurim në kazino, me kundak është goditur në kokë, pas çka edhe ai ka ndërruar jetë.
Sipas denoncimit, personat e armatosur më pas kanë marrë qarkullimi ditor dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Ekspertizë në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB-Shkup dhe po merren të gjitha masat për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rastit. /alsat-m/