DASHI
Nëse kohet e fundit keni hezituar te hidhni hapa dhe nuk keni qene shume te bindur për disa gjera, sot do i keni idetë me te qarta. Ne mbrëmje do ndodhin edhe gjerat me te rëndësishme. Beqaret do kenë një surprize shume te bukur qe do i beje t’iu ngrihet zemra pezull. Situata financiare do jete e qëndrueshme dhe për asnjë moment nuk do keni probleme.
DEMI
Dite shume e qëndrueshme do jete kjo e sotmja për gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do arrini te merreni vesh për gjithçka me partnerin dhe nuk do e mbani mendjen tek problemet e se shkuarës. Beqareve do iu krijohen te gjitha kushtet për te gjetur shpirtin binjak. Buxheti nuk do jete i keq, por sot do jeni te papërmbajtshëm e do shpenzoni pa bere aspak llogari.
BINJAKET
Gjate ditës se sotme do keni edhe mosmarrëveshje me partnerin tuaj, megjithatë deri ne fund te ditës do arrini t’i zgjidhni ato. Ai qe keni ne krah do jete me i duruar dhe pak me tolerant se ju. Beqaret mund te kenë dashuri me shikim te pare ne momentin kur nuk do e presin. Gjendja e financave do jete e mire. Pas gjithë kujdesit te treguar tashme do merrni edhe shpërblimin.
GAFORRJA
Ju çiftet do ndiheni me mire sot dhe do jeni me te gatshëm te bëni diçka ndryshe me personin ne krah. Mendoni edhe për ndonjë darke romantike. Beqaret me mire le t’ia lënë gjerat kohës dhe te mos mundohen te bëjnë gjera te nxituara. Do përjetojnë emocione edhe me te këndshme ne atë mënyrë. Ne planin financiar duhet te mateni mire për çdo gjë qe te mos keni probleme serioze.
LUANI
Çiftet do kenë një dite te qëndrueshme dhe pa ndonjë gjë te veçantë. Mire është te mbajnë gojën e te mos thonë gjera te gabuara për partnerin. Beqaret do jene me shume fat dhe do takojnë persona te jashtëzakonshëm. Qe sot e tutje jeta e tyre ka për te ndryshuar. Plutoni do ndikoje pozitivisht tek financat kështu qe gjendja do vazhdoje te mbetet e stabilizuar.
VIRGJERESHA
Jeta juaj ne çift do ndikohet mjaft nga Merkuri. Me ne fund do afroheni me partnerin, do flisni me hapur për problemet qe keni pasur dhe do bini dakord për disa gjera. Beqaret do preferojnë te qëndrojnë edhe pak kohe vetëm para se te hedhin hapa për te ndryshuar statusin. Për te përmirësuar financat mos mendoni te merrni me pune te pista sepse do i vuani gjate pasojat.
PESHORJA
Nëse keni një lidhje të fortë edhe dita e sotme ka për të ecur më së miri. Do jeni të logjikshëm dhe do dini si ta ktheni përherë situatën në favorin tuaj. Beqarët do ëndërrojnë shumë, por në fakt nuk do mund t’iu plotësohen dot të gjitha ëndrrat. Në planin financiar mos ndërmerrni shumë rreziqe nëse nuk doni të keni probleme më vonë. Duhet siguruar edhe e ardhmja.
AKREPI
Çiftet më në fund do pajtohen pas disa zënkave të vazhdueshme që kanë pasur. Tashmë të dy palët do jene më të arsyeshëm dhe do i kuptojnë gabimet. Ju beqarët duhet të përgatiteni për momente të lumtura sot. Asgjë e keqe nuk ka për t’iu ndodhur kështu që lëreni veten sa më të lirë. Sektorit të financave duhet t’i përkushtoheni edhe më tepër.
SHIGJETARI
Ka shume mundësi qe marrëdhënia juaj me partnerin te filloje te stabilizohet deri ne fund te ditës. Do jeni shume me te logjikshëm dhe do mendoni për te mirën e përbashkët. Ju beqaret, duke qene shume te zënë me pune nuk do keni kohe te mendoni për dashurinë. Pozicionimi jo i mire i Neptunit ne qiellin e financave mund te sjelle vështirësi. Tregohuni sa me te kujdesshëm ne çdo moment.
BRICJAPI
Sot do i jepni prioritet absolut jetës tuaj ne çift dhe do jepni gjithçka nga vetja qe marrëdhënia me partnerin te jete fantastike. Do flisni edhe për mosmarrëveshjet e se shkuarës dhe do sqaroni gjithçka. Beqaret do kenë njohje, por asnjë persin nuk do ju përshtatet plotësisht. Ne planin financiar nuk do keni vështirësi pasi keni marre te gjitha masat e nevojshme.
UJORI
Do jeni shume realiste sot ju te dashuruarit dhe nuk do hidhni asnjëherë hapa te gabuara. Flaka e pasionit do qëndrojë e ndezur gjithë kohës. Beqaret duhet te tregohen te kujdesshëm nëse tërhiqen nga një koleg buke. Me ta duhen menduar mire gjerat para se te hidhen hapa. Për financat do jete dite e paqëndrueshme dhe ne shume momente do ndiheni keq.
PESHQIT
Gjerat kane për t’iu ecur keq gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje. Ne shume momente do e ngrini zërin dhe nuk do e përmbani dot veten. Beqaret do jene shume entuziaste nga një njohje e re, por nuk do pranojnë te hedhin menjëherë hapa edhe sikur t’iu behet një propozim interesant. Paratë do jene te mjaftueshme për te kryer te gjitha detyrimet e kësaj dite.