Kreu i “Bindja Demokratike”, Astrit Patozi ishte i ftuar në studion e Abc Neës ka kamentuar takimet që Delegacioni i Venecias po zhvillon ditët e fundit në vendin tonë. Patozi është shpehur se Shqipëria është shndërruar në një shtet kartoni ku asnjë institucion më nuk funksionon siç duhet.
Sipas tij të gjithë institucionet janë lënë në rënie të lirë pa frena dhe pa doganë, duke bërë që ekspertët e venecias të merren tashmë me çështje që duhet të kishim dhënë zgjidhje vetë.
“Kur shikoj se eksponentët e Venecias vijnë në Tiranë me çanta në duar çdo dy ditë me vjen keq se ne u kemi dërguar aq shumë çështje sa jemi bërë qesharak. Ne na ka plasur cipa dhe çështjet atje mund të jenë dhe më shumë se vetëm ato që kemi çuar. Kjo tregon se të gjithë institucionet e shtetit shqiptar janë në një rënie të lirë pa frena dhe pa doganë. Nuk dua të intepretoj nëse ka apojo presidenti në emërimet, por di të them se vonesa e Kushtetueses është e qëllimshme, pasi të gjithë palët kanë futur duar në vonesën e saj pasi e cilësojnë si një pikë të rëndësishme të cilat kanë dosje për fatet politike të disa personazheve. Mungesa e Kushtetueses në një shtet prej kattoni siç është Shqipëria mund të përdoret dehe po keqpërdoret, në një vend tjetër mungesa e Gjykatës Kushtetuese nuk do të ndodhte. Kjo bëhet sa më e shtyrë si çështje presidenti thotë kushtetuta është e imja kuvendi nga ana tjetër është e imja,” tha Patozi.
Ndërkohë pyetjes së gazetares Juli Xhakoxhi se si e shikon nismën e marrë nga qeveria përmes paketës Anti-KÇK është shprehur se me këtë nismë duket se qeveria ka pranuar kapitullimin e saj prej 6 vitesh e gjys.
Kreu Bindjes ndër të tjera ka thënë për ABC News se qeveria e Edi Ramës është një qeveri e korruptuar dhe me fije të kapura me krimin.
“Paketa Anti KÇK ka pranuar kapitullimin e saj, ka pranuar se për 6 vjet e gjysëm ka rrahur ujin në havan. Kjo që demostron qeveria sot nuk është shenjë force por dobësie, se të ishte e fortë nuk kishte nevojë për Anti KÇK ke legjislacionin pse nuk merremi me të drejtat e njeriu por dy nga kauzat që opozita i ka pranuar dhe ka qenë nismëtare dekriminalizimi dhe reforma në drejtësi kanë kapërcime kushtetuese dhe e kemi bërë me koshiencë këtë, çfarë merremi më me këtë pjesë dhe po të merremi me këtë pjese ne do i bëjmë nder qeverisë që do thotë kto po merren me kriminelet ndërsa ne po i luftojmë. E rëndësishme është që tu themi njerëzve se cilia është e vërteta dhe të mas merremi se është apo jo e blinduar makina e vëllait të kryeministrit. Kjo është një qeveri e korruptuar dhe me fije të kapura me krimin,” është shprehu kreu i Bindjes Demokratike.
Ndërkohë në lidhje me mbrojtjen e fundit që kryeministri Rama ka bërë për ish-kryebashkiakun e durrësit Vangjus Dako, Patozi ka theksuar se ky është një veprim si në kohën e diktaturës ku miqtë ishin të paprekshëm.
“Mbrojtja që Rama po i bën Dakos është njëlloj si në kohën e diktaturës ku anëtarët e byrosë politike ishin me partizanin dhe thërrisnin arbitrat se luan Partizani me Tiranin, i thonin se ti mbaje ndeshjen korrekte, por ne jemi me Partizanit ta dish. Edhe çështja e mbrojtjes që i ka bërë si një mik një eksponenti që ka pasur lidhje me krimin e organizuar dhe me bandat”, tha Patozi.
Ndërkohë ai ka theksuar se zgjidhja e vetme për të dalë nga kjo krizë është përmes zgjedhjeve të lira. /abcnews/