Ish-futbollisti i Përfaqësueses së Anglisë, Teddy Sheringham, që aktualisht është trajner i ekipit Stevenage në kategorinë e katërt të Anglisë, ka regjistruar veten për të luajtur sërish, në moshën 49-vjeçare. Sheringham pritet të debutojë për Stevenagen, të mërkurën. Sheringham, i cili ka regjistruar 51 ndeshje me Anglinë dhe ka fituar disa trofe si futbollist i Manchester Unitedit, duke përfshirë edhe atë të Ligës së Kampionëve (1999), ka disa vite që është pensionuar nga futbolli aktiv dhe rikthimi i tij në fushë nuk ka të bëjë me formën që po kalon skuadra, shkruan “Koha Ditore”.
Ai i ka varur këpucët në gozhdë në vitin 2008 kur ishte 42-vjeçar. Sheringham pritet të paraqitet në ndeshjen kundër Ëelëyn Garden City, që zhvillohet në kuadër të “Herts Senior Cup”.
“Kjo nuk është ndonjë lëvizje e pazakontë dhe ne si klub e përkrahim vendimin e trajnerit Teddy Sheringham për të luajtur sërish. Edhe në të shkuarën ka pasur shumë trajnerë të skuadrave që kanë luajtur për ekipin e tyre në ndonjë garë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga skuadra Stevenage.