Rreth 800 mijë migrantë kanë hyrë ilegalisht në Bashkimin Evropian që nga fillimi i vitit 2015, deklaro sot Fabrice Leggeri, shefi i Agjencisë evropiane të mbikëqyrjes së kufijve, Frontex, për të përditshmen gjermane “Bild”.
Leggeri, duke paralajmëruar se fluksi i migrantëve ende nuk ka arritur kulmin në Evropë, i kërkon shteteve evropiane të ndalojë kandidatët që nuk përmbushin kushtet për azil dhe t’i riktheje sa më shpejtë në vendin e tyre të origjinës