Gjykata ka pranuar kërkesën e Gate Mahmutajt për gjykim të shkurtuar duke rritur numrin e të pandehurve që do të marrin këtë gjykim në 11. Me pranimin e gjykimit të shkurtuar të pëndehurve u ulet dënimi me 1/3.
Nga ana tjetër Arbjon Aliko-s, i cili në superaksionin e vitit të shkuar në Lazarat ka qenë njëri ndër personat që ka qëlluar ndaj forcave të policisë, nuk iu pranua kërkesa për gjykim të shkurtuar. Gjykata po ashtu ka refuzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar edhe 4 të pandehurve të tjerë, mes të cilëve dy janë ende në kërkim.