Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, reagon lidhur me ligjin e miratuar në seancën parlamentare të ditës së djeshme, për ndryshimet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Ai thotë se ka marrë shumë pyetje prej gazetarëve, lidhur me ligjin që ka kaluar Kuvendi dje në mbrëmje vonë, nëse është apo jo në shkelje të Kushtetutës.
Blushi shpreh çudinë e madhe që ky ligj miratohet në errësirë të plotë, vetëm pak orë para fillimit të takimeve të Komisionit të Venecias në Tiranë, të thirrur nga vetë Kuvendi, që tregon një mungesë serioziteti të plotë, panik për ngut dhe fakt të kryer, sipas tij “Kap çfarë të kapësh.
“Së dyti, për ne tashmë çudi përbën vetëm fakti kur ndonjëherë Kuvendi kalon ndonjë ligj që respekton Kushtetutën, pasi dhunimi sistematik i saj është kthyer në rregull. Por sot paradite jemi të fokusuar te takimi me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias. Ndërsa pasdite ju premtoj se Presidenti do të kuvendojë me ju direkt nga Presidenca, dhe me të gjithë shqiptarët, për qëllimin e vërtetë të ligjit për KRYEKÇK-në”, thotë zëdhënësi i Metës.
/a.r