Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka zhvilluar sot nje takim me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.
Me nje shenim ne faqen e saj ne Facebook, teksa ka ndare edhe fotot nga takimi, Spiropali informon lidhur me temat qe kane diskutuar se bashku.
“Raportet e shkëlqyera midis dy vendeve tona, partneriteti solid si aleatë të NATO-s, mbështetja e çmueshme që SHBA ofroi e vijon të ofrojë në ngritjen superstrukturave të #DrejtësisësëRe, të cilat sollën në zinxhir efekte pozitive në aplikimin e Ligjit Special ‘Anti-KÇK’, si dhe rruga jonë përvijuese drejt integrimit në familjen evropiane, ishin piketat që vijëzuan takimin e këndshëm me Ambasadoren Kim”- shkruan Spiropali.
g.kosovari