Në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit, i cili synon bllokimin e pasurive me të ardhura të aktivitetit kriminal, vjen një tjetër urdhër.
Ministri i Brendshëm Sadër Lleshaj, ka urdhëruar bllokimin e të gjitha automjeteve të blinduara, pavarësisht dokumentacionit të tyre të rregullt.
Uyrdhri i ministrit është dërguar në Drejtoritë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor
Në urdhër kërkohet zbatimi në praktikë i detyrimit për pezullimin dhe ndërprerjen deri në një njoftim të dytë, të të gjithë procedurave administrative në lidhje me lëshimin e autorizimeve për targimin dhe qarkullimin e mjeteve të blinduara në pronësi apo përdorim të personave fizik.
“Deri në ndryshimin e aktit normativ ekzistues, edhe nëse ndonjë shtetas disponon një kontratë të rregullt ligjore si pronar i mjetit të blinduar dhe ata që aktualisht disponon një targë të rregullt të regjistrua të mjetit të blinduar nuk do të pajiset me autorizimin për targimin e tij apo autorizim të posaçëm për qarkullim deri në një njoftim të dytë. Për rrjedhojë nuk do të lejohen të qarkullojnë”, thuhet në shkresën e ministrit.
g.kosovari