Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur me shpërthim të kontrolluar një objekt në qytetin e Durrësit.
Për objektin katër katësh u përdorën 2 kilogramë eksploziv që u vendos në 100 vrima të hapura në të.
Shpërthimi u krye rreth orës 13.00 të ditës së sotme.
Ky shpërthim u bë pasi objekti kishte rezultuar i dëmtuar nga tërmeti i nëntorit dhe ishte shpallur i rrezikshëm.
g.kosovari