Një tentativë vjedhjeje që përfundoi me plagosjen e të zotit të shtëpisë. Kjo është ajo që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës, sipas policisë vendore.
Autori, ende i paidentifikuar ka hyrë në banesën e 42-vjeçarit Ramazan Tereziu por është pikasur nga familjarët. Autori ka qëlluar me armë duke plagosur pronarin, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut.
Pika të shuma kontrolli janë ngritur për kapjen e autorit.
“Më datë 10.02.2020, rreth orës 20:30, në lagjen Nr.13 Plazh, një person ende i paidentifikuar, ka hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit Ramazan Tereziu.
Në tentativë për të vjedhur por që është diktuar nga të zotët e banesës, personi ka plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën të zotin e banesës shtetasin Ramazan Tereziu, 42 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Personi nuk ka mundur të kryejë vjedhjen por është larguar me shpejtësi. Shërbimet e Policisë kanë mbrritur menjëherë në vendngjarje, dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit
Janë ngritur pika kontrolli dhe me lëvizje për të kontrolluar dhe identifikuar personat e dyshuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po administron çdo provë sado të vlefshme që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit dhe kapjes së autorit”, bën të ditur polici