Shën Valentini ose i njohur ndryshe si dita e të dashuruarve sjell me vete edhe “stresin” për dhuratën e partnerit ose partneres.
Disa mund të mos preferojnë darkat romantike, apo ato dhuratat tashmë tradicionale si kuti me çokollata në formë zemre, ose dhjetëra trëndafila të kuq.
Më poshtë keni disa ide dhuratash që ky Shën Valentin të jetë ndryshe për ju dhe partnerin tuaj.
Mëngjesi
Partneri/ja juaj do të pëlqente ta niste ditën ndryshe. Një mëngjes i servirur në shtrat do ishte zgjedhja ideale. Përgatisni ushqimin në shtëpi dhe mos harroni të vendosni edhe një shënim të përzemërt.
Bimë speciale
Një bimë natyrale do ishte zgjedhja e duhur për të ndriçuar shtëpinë, ose për ta vendosur në zyrë.
Fotografi/Pikturë
Një zgjedhje unike do ishte edhe një fotografi e juaja në çift ose imazhi i diçkaje të dashur nga ju të dy. Mund ta printoni, ose edhe mund ta pikturoni. Partneri/ja do suprizohej nga ideja juaj.
Bluzë me personalizim
Jemi në ditë dimri dhe një dhuratë ideale do ishte edhe një bluzë e ngrohtë ose me personalizim për partnerin/en tuaj.