Ambasadorja Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me ministren e Arsimit Besa Shahini.
Teksa biseduan nga afër, diplomatja i dhuroi ministres Shahini një glob të gdhendur me logon e programit Fulbright, në nder të marrëveshjes që u nënshkrua midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në shtator të 2019-ës, e cila do t’u japë më shumë studentëve shqiptarë mundësinë për të studiuar në Shtetet e Bashkuara me bursën Fulbright.
Gjatë takimit, ambasadorja dhe ministrja biseduan për zgjerimin e programeve të shkëmbimit si dhe për mundësitë e përmirësimit të trajnimit të mësuesve në Shqipëri. /e.s/