Në Austri, një mjek 57 vjeçar akuzohet për abuzim seksual me 109 djem.
Prokuroria e qytetit Wels ka kërkuar që mjeku t’i nënshtrohet gjykimit edhe pse pas një ekzaminimi fillestar rezultoi se ai vuante nga çrregugllime të rënda mendore.
Abuzimi ndaj pacientëve adoleshentë kishte filluar që në vitin 2000.
Dyzet nga 109 viktimat ishin nën 14 vjeç. Sipas një raporti fillestar, burri vuan nga një çrregullim i rëndë mendor.
Në disa raste, mjeku detyronte adoleshentët viktima të konsumonin kanabis në shtëpinë e tij të pushimeve në Liqenin Attersee në Austrinë e Epërme.
Mjeku i akuzuar, udhëtimet për në Detin e Kuq me pacientët e tij i justifikonte si një kurë për problemet shëndetsore të adoleshentëve. /e.s/