Zyrtarët doganorë në vendkalimin kufitar midis Kroacisë dhe Serbisë, në pikën e Batrovcit, parandaluan kontrabandën e rreth 300 diamanteve, të cilat supozohet se kanë vlerë të madhe, por që do të përcaktohen me saktësi vetëm pas ekspertizës.
Sasia e mallit të vyer u zbulua kur një “audi” me targa çeke mbërriti aty, i drejtuar nga një 50-vjeçar shqiptar me dokumente të Kosovës, raporton RTS(Radiotelevizioni serb).
Edhe pse është treguar kategorik se nuk kishte asgjë për të raportuar, ai u veçua për një kontroll të plotë. Kjo bëri që gurrët e çmuar të gjenden në disa kuti të vendosura në korskot, tha Administrata Doganore.
Kur u pyet pse nuk i raportoi diamantet, shoferi së pari tha se nuk e dinte se duhej t’i raportonte ato, dhe më pas shtoi se ato ishin kristale “Sëarovski”, të cilat nuk kanë ndonjë vlerë të madhe.Sidoqoftë, pas konsultimit me një ekspert, u përcaktua se kjo nuk ishte e vërtetë, pasi këto ishin diamante të vërteta, vlera e të cilave mund të jetë jashtëzakonisht e lartë.
Kjo natyrisht që do të përcaktohet vetëm pas vlerësimit të ekspertëve për secilin gur i çmuar.Diamantet e zbuluara do të ruhen deri sa të përfundojnë procedurat kundërvajtëse ndaj kontrabandistit shqiptar, shkruan RTS.