Grabitet një pikë për dhënien e kredive në qytetin e Durrësit. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një person i maskuar, ka arritur të marrë një shumë të konsiderueshme parash.
Paraprakisht flitet për rreth 1 milionë lekë, të cilat janë marrë nga një person me kapele dhe shall në lagjen nr.12.
Më konkretisht në një rrugë dytësore, në filialin e bankës së nivelit të dytë, rreth orës 14:24, një person ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e një sendi të ngjashëm me armë zjarri pistoletë ka marrë lekët mbi banak, dhe është larguar me vrap.
Shërbimet e policisë së Durrësit me marrjen e njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit ku është rrethuar zona në një perimetër të gjerë.
Në kontroll të zonës është angazhuar edhe FNSH dhe forca e posaçme “Shqiponjat”, ku vijon kontrolli edhe me pika kontrolli në rrugica e rrugë kryesore.
Grupi Hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po vijon punën për administrimin e çdo prove që do shërbejë në identifikimin dhe më pas kapjen e autorit.
Ndërkohë punonjësi që bëri denoncimin, po merret në pyetje. /e.s/