Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në nderim të jetës dhe veprës së artistes së madhe, Nexhmije Pagarusha, ka vendosur që ditën e varrimit të saj, të dielën e 9 shkurtit 2020, ta shpall ditë zie shtetërore në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Presidenti Thaçi e ka marrë këtë vendim në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për artisten Nexhmije Pagarusha, e cila i dha vlera të përjetshme kulturës dhe artit kombëtar.
Në pajtim me legjislacionin në fuqi, në ditën e zisë, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.
Këngëtarja e njohur kishte lënë amanet që ta varrosnin në vendlindje. Kështu familja e saj e ka plotësuar këtë dëshirë të së ndjerës, duke lajmëruar se këngëtarja do të përcillet në banesën e fundit në fshatin Pagarushë të Malishevës.
Ndërsa sot në çdo bar të Kosovës dëgjohen vetëm këngët e saj!
Ditën e djeshme (7 Shkurt) mbylli sytë përgjithmonë nē moshën 86 vjeçare legjenda e muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha.
Amaneti i Pagarushës ka qenë që ceremonia e lamtumirës të bëhet në mënyrë tejet private, duke mos preferuar tē përfshijë instanca shtetërore.
Në nder të mbretëreshës së muzikës sot në Kosovë është marrë vendimi që në të gjitha baret e Kosovës të ketë vetëm këngë të divës Pagarusha!
g.kosovari