FNSH-ja ka zbritur edhe në jug të vendit duke ushtruar kontrollet në Sarandë. Aksioni është përqendruar në hyrje të Sarandës në Qafë-Gjashtë, ku kontrollohen mjete të dyshuara.
Deri tani nuk raportohet të jetë bllokuar ndonjë makinë luksoze apo për ndonjë të shoqëruar.
Ndërkohë aksionit nuk i ka shpëtuar edhe qarku i Korçës. Forcat e FNSH-së në bashkëpunim me strukturat e qarkut ka zbritur në terren për bllokimin e makinave luksoze pa dokumentacion të rregullt por edhe kapjen e personave me precedentë.
Aksioni është shtrirë në të gjitha qytetet e qarkut të Korçës.
g.kosovari